Pas daljes së dokumentit të DEA për kokainën reagon Berisha: Identifikohet klani politik i drogës Edi dhe Olsi Rama

Botohet dokumenti qe iu dorezua nga Guardia di Finanzia prokurorise shqiptare.
Te dashur miq, pas njoftimit zyrtar te Marines Kolumbiane, se kishte njoftuar policine shqiptare per konteinerin e droges qe u nis nga Kolumbia per firmen Arbri Garden ne Shqiperi, gazetari Artur Çani parqet dokumentin per konteinerin e droges qe Guardia di Financia, e cila shoqeroi dhe fizikisht kete konteiner pasi u hap ne Livorno, per ne Malte dhe pastaj ne Shqiperi, i dorezoi prokurorise shqiptare.
Ky dokument deshmon dhe nje here se jo hetimi dhe identifikimi i klanit politik te droges Edi dhe Olsi Rama, por e kunderta ishte qellimi i veprimeve te policise shqiptare dhe e deklaratave te mashtrimit te publikut nga vet Edi Rama, narkopolicia, narkoministri Xhafa dhe narkodoganat e tij, sipas te cilave operacioni i policise u krye vetem nga policia dhe doganat shqiptare pa bashkepunim me partneret.
Fshehja e njoftimeve dhe kesaj deklarate kishin si qellim kryesor justifikim e prishjes se hetimeve dhe mbrojtjen e klanit politik prites te droges, qe tashme del e qarte se ishte Edi dhe Olsi Rama.
Ne driten e ketyre dokumentave te duket se Rama me deklaratat e tij iu thoshte shqiptareve dhe botes “mos kujtoni se droga ishte imja dhe Olsit tim”!, shkruan Berisha.

Fax Web Live 613 kg kokainë/ Gazetari nxjerr dokumentin: Ja kush i sinjalizoi autoritet shqiptare
Gazetari Artan Çani i ftuar në Fax News për të folur për sekuestrimin e 613 kilogramë kokainë në Durrës u shpreh se është sinjalizuar nga DEA.
“Unë do të doja që nëse do të ishte e mundur ta nisja me një citim të kryeministrit. “I ka shpëtuar të gjitha kontrolleve të ushtruara jashtë Shqipërisë!!!
Ju siguroj që nëse nuk është mashtrim, është një genjështër e madhe. Që në filllimi ku është nisur nga Kolumbia ka pasur një sinjalizim nga DEA. Ndoqi rrugën e vet kontenieri dhe të gjithe kontenierët që vijnë nga Amerika Latine, me të mbërritur në portin e parë Europian kanë rrisk të lartë. Në këtë rrisk është ndarë ky kontenijer. Rrisku i këtij kontenieri është shumë i veçantë, nga skanimi i rëndësishëm u mjaftuan me skanimin e gjithë mallit që ishtë brenda, por ama duhet të gjenin destinacionin. U ringankrua dhe filloj të ndiqej duke u njoftuar në këtë rast nga Guarda di Financa prokurorin shqiptarë. Ku e bazoj ktët? Është fatura që shoqëron mallin, po ta shohësh. Ky kontenier me këtë numër, është shoqëruar nga dy patrualla të Guarda di Finanzza.
Fatura që shoqëron mallin konfirmon kontrollin në Itali.

Në këtë kontroll kanë marrë pjesë 5 persona të Gauarda di Finazza. Këta 5 veta nga Livorno në Maltë dhe nga Malta në Shqipëri. Këtu kontrollin e bënë doganat dhe jo policia. U ndalua, u skanua, u mor vesh që kishte sasi droge, kur vajti në magazinë aty ndërhynë forcat policore. Për këtë kontenier ka pasur njoftim, është kontenier që është hapur me pare”.

Exit mobile version