Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të ish-Kryeministrit Berisha se djali i kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhi ka shkaktuar një aksident ku ka dhe të plagosur.
Sipas ish-Kryeministrit ngjarja u fsheh nga babai i tij dhe deputeti Pjerin Ndreu.
Policia e Shtetit thotë se ngjarja nuk është fshehur dhe se aksidenti është pasqyruar në komunikatën ditore.
Reagimi i Policisë së Lezhës
Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje.
Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në ëeb në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.
Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen:
Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F. P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K. I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).
Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne ëebin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policinë për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.