Pas denoncimit të PD dorëhiqet drejtori i Ramës

Pas denoncimit të Partisë Dmeokratike, drejtori i Ramës dha dorëheqjen. “Nisur nga një reagim publik i një partie politike, lidhur me emërimin pranë Institutit të Statistikave (INSTAT) të Z.Erion Manohasa, sqarojmë se emërimi është bërë konform Ligjit për Nënpunësin Civil, Nr.152/2013 (ndryshuar me Ligjin nr. 178/2014 dhe Ligjin 41/2017).
Është e vërtetë se Z.Erion Manohasa ka pasur një çështje gjyqësore, por çështja është pushuar dhe ai është punësuar sipas ligjit nga lista e pritjes së nëpunësve civilë. Duke u nisur, sidoqoftë nga domosdoshmëria për të mos lënë asnjë hije në integritetin absolut të INSTAT, si një institucion i një rëndësie të veçantë, zoti Erion Manohasa i është kërkuar menjëherë dorëheqja, dhe ai e ka dhënë atë.
Për çdo sqarim lidhur në këtë çështje, ju lutemi kujdo që është i interesuar të kërkojë zyrtarisht dosjen e Z. Manohasa. Nënvizojmë në fund, keqardhjen për një reagim të bazuar në të pavërteta ndaj INSTAT dhe i bëjmë thirrje partive politike që të mos e përfshijnë këtë institucion në politikën e ditës”, thuhet në reagimin e INSTAT.

Artikulli paraprakAlarm antifashist? Një budallallëk
Artikulli tjetërKrahu i djathtë i Vangjush Dakos kap Portin e Durrësit