Pas dërgimit të ndihmave te Ministria e Brendshme, Lleshaj qelb gojën: Pisa pa nder, edhe…

Paraditen e sotme u shpërndanë masivisht në rrjetet sociale dhe jo vetëm, dy video të postuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në të cila shiheshin duke u shkarkuar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, disa qese me ndihma, të një organizate bamirëse, nga një makinë me targa private.

Logjikisht në momentet e para të postimit të videove, aludimet ishin të shumta, pasi siç e parashikon ligji i procedurës penale, administrimi i provave nuk bëhet nga Ministria e Brendshme por nga policia.

Më tej në një reagim zyrtar SHÇBA, deklaroi se ato qese i përkisnin sendeve të konfiskuara disa ditë më parë, të cilat çuan në pranga shefin e komisariatit në Rinas, i cili i kishte vjedhur nga banorët në nevojë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar me një postim në Facebook, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shkruan si më poshtë: Edhe korbat kemi mangut….

Teksa jam në Kurbin, në punë për menaxhimin e gjendjes së rëndë, më njoftojnë se disa pisa pa nder dhe dinjitet kanë publikuar një mashtrim të ulët.

Patjetër që duhet të jenë me shumë përvojë në poshtërsira, përderisa imagjinata perverse e tyre prodhon turpe të tilla.

O të mjerë! Ato qese, që kanë ngazëllyer maninë tuaj perverse, janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës.

Për këtë turp, tani keni dy rrugë:

Ose të provoni lajmin e rremë, ose të jepni llogari deri në një para ligjit, si mashtrues ordinerë, që shfrytëzoni gjendjen e rëndë për të bërë biznesin e ndyrë me lajme të rreme.

Zgjidhni…..

lezhee

 

Exit mobile version