Pas dështimeve në mbledhjet e kaluara, deputetët e Kosovës mbajnë sot seancën e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kosovës, do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e 18-të për të konstituaur Kuvendin.

Vazhdimi i seancës pritet të nisë në orën 10:30. Konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit ka dështuar edhe në tentativë e 17-të, që u mbajt të shtunën.

Kryesuesi, deputetët i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, u propozoi përfaqësuesve partiakë që mbledhjet t’i mbajnë më rrallë, së paku një herë në javë.

Por, propozimin e kundërshtuan përfaqësuesit e partive që deri tash kanë qenë në opozitë, sipas të cilëve me të Vetëvendosja tregon se nuk e ka prioritet konstituimin.

Në mungesë të zgjidhjes, presidentja Vjosa Osmani nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse partitë nuk arrijnë dakortësinë mes tyre.

Koha.net raporton se në këtë gjykatë ditë më parë e ka deponuar një kërkesë AAK-ja, por pavarësisht procedurës në gjykatë, seanca do të vazhdojë çdo 48 orë.

Artikulli paraprakKrimet zgjedhore, SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces
Artikulli tjetërKrimet zgjedhore, SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces