Pas dështimeve në mbledhjet e kaluara, deputetët e Kosovës mbajnë sot seancën e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kosovës, do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e 18-të për të konstituaur Kuvendin.

Vazhdimi i seancës pritet të nisë në orën 10:30. Konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit ka dështuar edhe në tentativë e 17-të, që u mbajt të shtunën.

Kryesuesi, deputetët i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, u propozoi përfaqësuesve partiakë që mbledhjet t’i mbajnë më rrallë, së paku një herë në javë.

Por, propozimin e kundërshtuan përfaqësuesit e partive që deri tash kanë qenë në opozitë, sipas të cilëve me të Vetëvendosja tregon se nuk e ka prioritet konstituimin.

Në mungesë të zgjidhjes, presidentja Vjosa Osmani nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse partitë nuk arrijnë dakortësinë mes tyre.

Koha.net raporton se në këtë gjykatë ditë më parë e ka deponuar një kërkesë AAK-ja, por pavarësisht procedurës në gjykatë, seanca do të vazhdojë çdo 48 orë.

Exit mobile version