Pas Durrësit, kapen 1.6 tonë kokainë e klanit “Clan del Golfo” me destinacion Europën

Një tjetër sasi marramendëse kokaine është sekuestruar të premten nga forcat e Antidrogës së Kolumbisë, në një port verior të shtetit.
Destinacioni i sasisë prej 1.6 tonë kokaine, që i përket sërish organizatës së narkotikëve “Clan del Golfo”, ishte qyteti portual Antwerp i Belgjikës.
Droga u gjet e fshehur në një kontejner të ngarkuar me banane, në portin e Santa Martës, ndërsa vlera e lëndës narkotike përllogaritet në rreth 89 milionë dollarë, siç njofton policia në një komunikatë. Megjithatë, në këtë operacion antidrogë nuk ka pasur asnjë të arrestuar.
Ndërkohë, sipas asaj që informojnë autoritetet vendase, ditën e martë u kapën edhe 5.2 tonë kokainë në zonën portuale përballë brigjeve të Panamasë, që dyshohet gjithashtu t’i përkasë të njëjtit grup kriminal, destinacion i së cilës ishte sërish Belgjika.
“Këto goditje që po i japim grupit Clan del Golfo në ditët e fundit demostrojnë angazhimin tonë për të mos u ndalur as edhe një minutë së luftuari organizatat kriminale dhe ato të narkotrafikut”, shprehej ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas.

kokaina 5

Deri më tani, gjatë këtij viti, janë sekuestruar vetëm në portin e Santa Martës mbi 11 tonë kokainë që i përket “Clan del Golfo”, që operon kryesisht në zonën veriore të Kolumbisë, sipas autoriteteve vendase.

Artikulli paraprakDeklarata shokuese e Neymar: Nuk do të luaj asnjë minutë te PSG
Artikulli tjetër‘Wikileaks’: Na detyruan, pse i shpallëm luftë Obamës dhe Hillarisë