Pas Filologjikut edhe studentët e Drejtësisë bojkot mësimit! Nis marshimi i protestës

Protesta studentore ka nisur të përhapet. Edhe në Fakultetin e Drejtësisë ka nisur bojkoti i mësimit.

Vendimi i tyre vjen pas bojkotit nga studentët e Fakultetit Filologjik.

Studentët bojkotuan mësimin dhe bënë thirrje që protestës së tyre t’i bashkohen edhe të tjerët.
Më poshtë janë pamjet nga kjo protestë.

Pas thirrjeve të organizatës Rezistenca Rinore për të rikthyer protestat e studentëve, ditën e sotme kanë nisur lëvizjet nëpër fakultete.

Për protestën që pritet të nisë në orën 11:00 tek Korpusi Universitar, studentët e FHF (Fakultetit të Histori Filololgjisë) kanë filluar bojkotin e mësimit në të gjitha klasat.

Marshimin e ka nisur një numër i madh studentësh.

Kujtojmë se tashmë ka kaluar më shumë se një vit nga protestat e dhjetorit të 2018-tës, ku një numër shumë i madh studentësh u hodhën në rrugë kundër ligjit të Arsimit të Lartë, dhe e vunë qeverinë në pozita të një marrëveshje.

Por pakti për Universitetin që ka propozuar qeveria Rama, gjen sërish të pakënaqur studentët, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë përfituar nga premtimet e uljes së taksave, apo nga rritja e cilësisë në mësimdhënie, apo transfarencë financiare.

Artikulli paraprakPD, parti e integrimit europian, Shqipëria e para!
Artikulli tjetërRevoltë në Fier, nga faturat e energjisë, tek fushata e gjobave e tatimeve, kreu i PD Baçi: Banorët po vidhen ngado pa mëshirë!