Njeriu i fitores publicitare, gomari Tërmet nuk ka surprizuar edhe mesditën e sotme ku në prani edhe të “komandantit” siç e quajti Tërmeti ja futi një mufke tjetër tipike prej një injoranti të denjë për këtë qeveri.
Gjatë turit në jug të vendit, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në pallatin e sportit në Tepelenë. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Tërmet Peçi, ka renditur sukseset e bashkisë që drejton, por nuk ka kursyer as lëvdatat e mëdha për kryeministrin. Peçi bëri edhe në gafë gjatë fjalës së tij, duke deklaruar se qeveria i ka “promovuar” Tepelenës 8.1 milionë euro.
Peçi: Më lejoni që siç bëri këtë mrekulli kryeministri të na bëjë një stadium për qarkun e Gjirokastrës. Emrin ia vëmë si të duam, në daç Arena “Ali Pasha”, në daç si të jetë. Ne kemi dhe po bëjmë rikonstruksionin si asnjëherë të shtëpisë së Ali Pashë Tepelenës nëpërmjet programeve IPA 2014-2020. Me partnerë strategjik kemi plan zhvillimi dhe më lejoni ta ngre pak tonin, se nuk dua të them 100 herë falë e falë, po të na rrojë sa malet, zhvillimin e parkut Eulik në Majkosh, energji të rinovueshme. 15 mln euro investohet në zonën e Majkoshit, me 70 vende pune. Ky burri këtu i bën.
Totali i investimeve të përfunduara, llogarinë bëjeni vetë ju, është 8.1 milionë euro, që qeveria ia ka promovuar Tepelenës. Kemi investime në proces. Plani i Përgjithshëm vendor që janë sytë e bashkisë. Programi i 100 fshatrave që përfshin Nivicë dhe Peshtan. Më lejoni, i dashur kryeministër, kemi një kërkesë për investime të reja. Akoma në Tepelenë, shtrim rrugësh janë akoma 200 mijë metër katror në të gjithë njësinë e re administrative. Trotuarë janë 15 mijë. Këto janë projekte të përfunduara. Nuk e di! Atë e dini ju si do t’i jepni një rrugëzgjidhje. Po ka burrë nëne që ka vënë dorë dhe vë dorë këtu, je vetëm ti. Unë ju falënderoj për kohën, mundësitë që më dhatë, dhe më lejoni që me një duartrokitje t’i shprehim falënderimet tona të përzemërta qeverisë, por në veçanti kryeministrit tonë, zt.Edi Rama po të doni ju, për mua është shoku Edi Rama.