Hapja e rrugëve për trafikun e drogës dhe fuqizimi i grupeve të trafikantëve, i ka nxitur këta të fundit që të shohin të gjitha opsionet e masivizimit të trafikut të lëndëve narkotike. Pas mbjelljes së të gjithë vendit nga Veriu në Jug me kanabis, ku vlerësohet një shifër me të paktën mbi 20 milionë rrënjë kanabis, trafikantët kanë nisur tregun e drogave të forta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani në një intervistë televizive, duke iu referuar informacioneve të sigurta tha se tashmë në vend ka nisur kultivimi i lëndës së parë të heroinës. Ai tha se, tashmë Shqipëria ishte e mbjellë e tëra me kanabis nga Jugu në Veri. “PD nuk është Prokuroria. Provat vendosen gjatë procesit ligjor, gjatë hetimit nga organet që e kanë për detyrë ta bëjnë një gjë të tillë. Por PD ka burimet e saj, gjithashtu shfrytëzon burimet e mediave dhe të dhënat që tashmë vijnë nga të 4 anët. Situata është e tillë që ky nuk është si avioni i parë që bëri habinë në fillim, megjithëse për ne nuk ishte habi. Dihet tashmë që droga transportohet nga të gjitha mjetet, me maune, me tonelata, me anije, me avion. Avionë të tillë kanë fluturuar kudo, nga Jugu në Veri të Shqipërisë, duke bërë transportin e drogës. Pasi siç e dimë të gjithë tashmë, Shqipëria është e mbjellë nga Konispoli në Vermosh dhe nga Durrësi në Korçë, e tëra me drogë. Madje nga informacioni që kam ka filluar të mbillet dhe bima që është lënda e parë për heroinën, kështu që e keqja në këtë vend nuk ka fund. Do vazhdojë deri sa të heqim këtë bandë nga pushteti”, tha Ristani. Ai gjithashtu akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për dekonspirim të hetimeve mbi avionin e rënë dhe tha se, Policia e Shtetit ishte bërë njësh me bandat kriminale. Ristani tha se trafiku i drogës është shndërruar në një aktivitet shumë të madh, ku janë të përfshirë shumë njerëz dhe nuk ka asnjë lloj shansi apo mundësie të bëhet pa bashkëpunimin e policisë. “Çështja është e tillë që i gjithë ky masivitet i drogës në të gjithë Shqipërinë, është absolutisht i bërë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, pasi janë ata që i kanë mbështetur grupet keqbërëse, që i mbrojnë dhe i ruajnë, dhe i ndihmojnë për ta shitur. Policia është pjesë e gjithë rrjetit të mbjelljes, transportit dhe i çuarjes në fund deri tek maja e parave. Keni parë një fushatë të madhe të Policisë së Shtetit për rripin e sigurimit. A keni ndjekur ndonjë fushatë sensibilizuese që ka të bëjë me parandalimin e mbjelljes së drogës? Apo një punë parandaluese përsa i përket mbjelljes së hashashit? Të mbjellësh fusha të tilla, që duken dhe nga komunikatat e policisë, do të thotë një punë shumë e madhe, 20 mijë kubikë, 20 mijë gropa që punojnë qindra punëtorë. Është një aktivitet shumë i madh ku janë të përfshirë shumë njerëz dhe nuk ka asnjë lloj shansi apo mundësie të bëhet pa bashkëpunimin e policisë, pa e ditur shefat e policisë se ku bëhet mbjellja. Por informacionet janë se punojnë sëbashku dhe ndajnë paratë sëbashku. Nga kjo përfitojnë bandat e krimit dhe vetë Rama me gjithë Saimir Tahirin, se pushteti i tyre është i bazuar tek droga”, tha Ristani. Ai shpjegoi dhe qëndrimin që mban Partia Demokratike përballë këtij dimensioni. “Qasja e PD së pari, është denoncimi, i tregojmë njerëzve se çfarë po ndodh, dhe e kemi bërë çdo ditë. Së dyti, ndërgjegjësimi, është punuar me partnerët ndërkombëtarë që të ngremë një masë të madhe të revoltës popullore, në mënyrë që vendin të mos e lejojmë të bëhet si Kolumbia”. Bandat e trafikut po i zhvillojnë lirshëm aktivitetet e tyre kriminale të mbjelljes dhe trafikut të drogës, duke patur mbështetjen e pushtetit në çdo hap të tyre. Me ardhjen e “Rilindjes” në pushtet, kultivimi i kanabisit mori një hov të gjerë. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur pushtimi masiv i vendit nga kanabisi siç po ndodh nën këtë qeverisje, me mbikëqyrjen e ministrit të Brendshëm. Policia bën gjoja sikur organizon aksione për shkatërrimin e parcelave me kanabis, por në fakt shkatërron ato parcela, të cilat nuk zotërohen nga Tahiri dhe njerëzit e tij, por të disa “hallexhinjve”. Kështu, pra policia korr kanabisin e parcelave ku nuk u del për zot njeri.
Kryesore
Continue to the category“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e...
Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të...