Pas kërcënimit të Ramës, Gjykata e Durrësit ndryshon vendimin, i jep mandatin kandidates së PS

Gjykata e Durrësit ka vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit.

Vërtetimi erdhi pas kërkesës për ta bërë këtë gjë që i ka dërguar Partia Socialiste dje, firmosur nga kryesocialisti Edi Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar të enjten me një kërkesë Gjykatës së Durrësit, duke i kërkuar të njohë fituesen e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Bashkinë Durrës, Valbona Sako.

Shorti i ra gjyqtari Shpëtim Reka, i cili mori një vendim të ndryshëm nga kolegia e tij që i quajti të pavlefshme zgjedhjet për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike përtej afateve.

Të njëjtën strategji pritet që PS-ja të ndjekë edhe me Vorën, pra duke përsëritur kërkesën, këtë herë jo nga kandidati fitues, por si subjekt Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën.

Artikulli paraprakKlani mafioz kriminal Felaj në ngjitje të pandalshme! Denoncimi tek Berisha
Artikulli tjetërBolton: As Kosova e as Serbia nuk përfitojnë nga “status quoja”