Nga Mirela Karabina
Një tjetër lajm shumë i mirë për Lulzim Bashën, Partinë Demokratike dhe Shqipërinë erdhi mbrëmë nga Uashingtoni, Kongresi Amerikan votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.
Disa ditë më parë ky projektligj, i propozuar nga Z.Basha, u miratua unanimisht dhe në Këshillin e Europës.
Amerika dhe Europa institucionalisht pranojnë Lulzim Bashën, liderin e Partisë Demokratike!
Në arenën ndërkombëtarë kjo nderon Lulzim Bashës, Partinë Demokratike dhe Shqipërisë. Në moҫalin politik të brendshëm kjo bën diferencën e madhe mes Partisë Demokratike dhe Partisë socialiste në pushtet.
Në politikën e jashtme, Lulzim Basha e ka mundur Edi Ramën!
Në antitezë të plotë mes tyre, Z.Basha i jep vlerë vendit të tij në botë ndërsa Rama mes pazaresh të pista e marrëveshjesh okulte ka listuar Shqipërinë si një ndër vendet më të korruptuara, për shkak të vjedhes së pamasë që pushteti i tij po i bën shqiptarëve.
Depozitimi në Kuvendin e Shqipërisë nga Z. Basha i një amendamendi i cili propozon përfshirjen e mbështetjes nga Shqipëria për Kosovën në formën e ndihmës financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë në vlerën 5 miliardë lekë në vit (50 milion të vjetra), është një tjetër akt që lartëson liderin demokrat dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtar.
Dy vende një komb, Lulzim Basha me këtë amendament e konsideron detyrim patriotik dhe politik që kemi për Kosovën tonë për ҫështjen e sigurisë pasi rreziku i saj është dhe rreziku ynë dhe, si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria duhet të kontribuojë jo vetëm si importuese e sigurisë, por dhe si prodhuese e saj.
Ndaj dhe Kongresi Amerikan dhe Këshilli i Europës e besuan Lulzim Bashën, pasi aktet e tij për kombin dhe ndëshkimin e agresorëve që punojnë kundër njerëzimit dëshmuan qasjen e një lideri që përfaqëson vlerat më të mira perëndimore: shërbimi ndaj njerëzve në emër të lirisë dhe në betëjë me të keqen për ta ndëshkuar atë.
E pra, partnerët dhe aleatët të vlerësojnë kur bën akte të mëdha në shërbim të njerëzve dhe, të refuzojnë kur në mungesë të plotë të transparencës ndërmerr akte kundër tyre.
Dhe sot Lulzim Basha e ka fituar nderimin dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve!