Pas motit të keq, në Durrës rikthehen lundrimet në të dyja anët e Adriatikut

Pas pezullimit të aktivitetit në Portin e Durrësit, për shkak të motit të keq, sot Autoriteti Portual i Durrësit njofton se se situata është rikthyer në normalitet.

Sipas postimit të APD-së, “mëngjesin e sotëm, tragetet janë akostuar normalisht në terminal, pas rikthimit të lundrimeve në të dyja anët e Adriatikut”.

Operacionet portuale vijojnë normalisht në të gjitha kalatat e @durresport, ku po përpunohet aktualisht anija “Kledes Mary”, nga e cila po shkarkohen 2.388 tonë xhama, ndërkohë që 2 anije të tjera priten të akostohen në orët në vijim”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakZgjedhjet e 11 Majit/ Gazetari Poli Hoxha: Fushata ka nisur, Basha po faktorizohet e po ngjall simpati, po i denoncon shokët Ramës!
Artikulli tjetërZëdhënësja e fushatës së Koalicionit Euroatlantik, Doriana Musai: Gropa e Hajdin Sejdisë, nga Simbol i Turpit te Kullat e Krimit