Pas motrës humb jetën edhe i vëllai nga Covid-19

Një mësuese në Prrenjas dhe vëllai i saj kanë humbur jetën nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat gjatë ditës së sotme.

Mësohet se Irena Bajlozi, mësuese muzike, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital, ndërkohë që sot ka humbur betejën me COVID-19 dhe vëllai i saj, Agron Bajlozi.

Mësohet se të dy, motër e vëlla, prej 20 ditësh kuroheshin në shtëpi, ndërkohë që prej dy javësh ishin të shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, motër e vëlla kanë ndërruar jetë. Mes të tjerash thuhet se e prekur nga koronavirusi është dhe bashkëshortja e Agron Bajlozit, e cila po trajtohet në shtëpi.

auto a151603880628

Exit mobile version