Pas një jave policia kujtohet të marrë në mbrojtje vajzën e përdhunuar nga djali i deputetit

Policia bëri të ditur se ka marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun, vajzën e përdhunuar nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Marrja në mbrojtje e vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit socialist është bërë pas një jave pas reagimit të fuqishëm të opozitës.
Pas arrestimit të Rexhep Rrajas, Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga ana e policisë së Krujës. 25-vjeçarja është dhunuar në muajin Korrik nga ana e djalit të deputetit të PS-së Rrahman Rraja, ndërsa vetëm sot është marrë vendimi për ta marrë në mbrojtje, pasi është provuar dhe nga ekspertiza mjekoligjore se vajza ka pasur shenja dhune në trup.
Mësohet se pranë banesës së Xhisielës dhe të familjes së saj do të qëndrojnë dy efektivë policie, për çdo rrezik që mund t’i kanoset të resë.

dhunimi

Artikulli paraprakEkskluzive/ Si Xhisiela Maloku u tentua të ekzekutohej katër ditë më parë
Artikulli tjetër17 milionë euro vjedhje me 7 kilometrat e rrugës Kardhiq-Delvinë