Pas operacionit, Neymar po rimëkëmbet në një “bunker”

Neymar, ylli brazilian i PSG-së, tashmë ka filluar rimëkëmbjen e tij, pasi ka kryer një operacion në Belo Horizonte. Neymar, i shoqëruar nga familja e tij dhe një grup i vogël shokësh, është “fshehur” në një rezidencë të vendosur në urbanizimin e Portobello, në Mangaratiba. Një vendbanim i rrethuar nga masa të rëndësishme të sigurisë, që e bëjnë të paarritshëm për dikë, i cili nuk është i akredituar për të pasur qasje në të. Në këtë vend në Mangaratiba, Neymar ka arritur të ketë paqen e mendjes së nevojshme për të filluar shërimin e tij. Ai ka, gjithçka që i nevojitet dhe mund të shmangë ngacmimet e shtypit dhe tifozëve, që gjatë këtyre ditëve mund të jenë thelbësore për shërimin e tij. Një klimë shumë e ndryshme nga ajo që jetonte këto ditë në dyert e Spitalit “Mater Dei” në Belo Horizonte. Rezidenca është në urbanizim të plotë dhe tashmë, që në hyrje shihni roje sigurie. Në të është e vështirë të hyni, nëse nuk jeni i akredituar. Përveç kësaj, as rojet e sigurisë nuk mundën ta shihnin Neymar, pasi ylli i PSG-së hyri aty me helikopter. Dhe kjo është ajo që anëtarët e familjes së Neymar do të bëjnë, deri kur të shkojnë në rezidencën e tyre. Ata, gjithashtu, do të hyjnë me helikopter dhe nuk do të kalojnë nëpër hyrjen kryesore. Është menduar që Neymar të ketë në këtë urbanizim të Portobellos paqen e nevojshme, për t’u rikuperuar në kohë nga dëmtimi i tij në këmbën e djathtë. Neymar duhet të qëndrojë në vendbanimin e tij në Mangaratiba në javët e ardhshme, derisa të lirohet për të bërë punë në të cilën ai mund të vendosë këmbën e djathtë në tokë. Kjo do të ndodhë përreth 20 ditë.

Artikulli paraprakFatmir Xhafa kundër deklaratës së përbashkët, SHBA-Kolumbi për kokainën
Artikulli tjetërKonsumimi i domateve parandalon kancerin