Pas paralajmërimit të PD, anullohet koncesioni 296 milionë euro Milot-Balldre, qeveria në krizë

Qeveria ka anulluar projektin koncesionar për rindërtimin e rrugës Milot—Balldren. Ajo gjithashtu nuk ka planifikuar në buxhetin e vitit 2020, investimin e premtuar për hekurudhën Tiranë-Durrës, si dhe ka anulluar studimin e bëshmërisë për rrugën Tiranë-Krujë.

Qeveria duket se ka qenë e detyruar të bëjë këtë anullim të këtij koncesioni pasi bankat reaguan negativisht për të financuar me kredi këtë segment rrugor. Burime zyrtare pohojnë se bankat reaguan negativisht pas paralajmërimit zyrtar të drejtuar atyre nga Partia Demokratike se do ta anullojë këtë koncesion me ndryshimin e qeverisë dhe përgjegjësia do të jetë e tyre.

Vështirësitë në mbledhjen e të ardhurave si dhe buxheti tashmë i rënduar për financimin e koncesioneve në zbatim, janë dy arsyet që kanë çuar qeverinë në ndalimin praktik të çdo projekti të ri infrastrukturorë për vitin 2020, dhe ndoshta më tej.

Më 20 nëntor, në dëshminë e saj për projekt-buxhetin 2020, para Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Minsitria e Financave Denaj u shpreh:

“Kemi ngrirë projekte që mos të rrezikojmë parametrat fiskalë. Në momentin që të kemi të ardhura do t’i financojmë. Nuk do të rrezikojmë buxhetin e shtetit. Kemi ulje në investime kapitale dhe shtyrje për një vit më vonë.”

Një ditë më parë, në dëshminë e saj para Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Minsitrja Balluku e infrastrukturës duke ju referuar projektit të planifikaur për hekurudhën Tiranë-Durrës kishte pohuar:

“MFE ka vendosur të zerojë fondin për këtë hekurudhë, duke hequr 100 milionë lekë investim i brendshëm dhe 200 milionë investim i jashtëm.”
Balluku, gjithashtu, paralajmëroi anulimin e koncesionit të Rrugës Milot-Balldren:

“Rruga Milot -Balldren do të anulohet në rast se fituesi nuk plotëson dokumentacionin dhe financimin e duhur brenda afatit te caktuar”.

Ky koncesion, më vlerë 256 milionë euro (pa TVSH) për ndërtimin e 17.2 kilometra rrugë, u miratua më 12 shtator, dy muaj para deklaratës së ministers për anullimin e tij. Koncesioni u kundërshtua ashëpr publikisht mes akzuave për korrupsion dhe kosto të fyrra disa herë.

Pohimi i Ministres Balluku për mosplotësim dokumentacioni dhe mungesë aftësish financuese ngre pikëpyetje serioze, pasi këto dokumenta duhet të ishin plotësuar dhe verifikuar përpara miratimit të kontratës. Duhet theksuar, gjithashtu e kjo kontratë koncesioanre, si përjashtim nga të tjerat, u miratua me ligj të Kuvendit.

Ministrja e Financave Denaj pohoi gjithashtu në Komisionin e Ekonomisë se qeveria ka ngrirë çdo project të ri infrastrukturor, për shkak të barrës tashmë të rëndë buxhetore të koncesioneve në zbatim:

“Më 2020 nuk ka asnjë projekt të ri që financohet nga buxheti, për shkak se fondet e projektuara shkojnë për financimin e koncensioneve”.

Kosto totale e koncesioneve e planifikuar në buxhetin e qeverisë së vitit 2020 është mbi 120 milionë euro për 14 koncesione, ku mbizotërojnë ato në shëndetësi dhe në rrugë.

Exit mobile version