Nënshtrimi i Kim Jong Un: Brenda tre vitesh çmontoj armët bërthamore

Udhëheqësi i Phenianit Kim Jong Un bëri të ditur se synon largimin e armëve bërthamore nga gadishulli Korean deri në fund të mandatit të parë të Presidentitamerikan Donald Trump, në fillim të vitit 2021, gjë që u përshëndet nga udhëheqësiamerikan.
Kohët e fundit bisedimet për çarmatimin bërthamor të Phenianit ishin ndërprerë dhemuajin e kaluar presidenti Trump urdhëroi Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo tëanulonte një udhëtim në Korenë e Veriut.
Zoti Trump e përshëndeti deklaratën e së enjtes të udhëheqësit të Phenianit Kim. Nënjë postim në Twitter ai shkruante “Kim Jong Un-i i Koresë së Veriut tregoi besim tëpatundur tek Presidenti Trump. Faleminderit kryetarit Kim, do ta bëjmë së bashku!”
Nuk ka ende një njoftim për nisjen e bisedimeve të reja mes Phenianit dheUashingtonit. Zoti Pompeo, i cili ndodhet për vizitë në Indi, ofroi një vlerësim më tëmatur të gjendjes në të cilën ndodhen bisedimet për çarmatimin bërthamor tëgadishullit korean.
Diplomati më i lartë amerikan vlerësoi Phenianin për ndaljen e provave bërthamoreapo raketore që nga qershori, por e cilësoi atë si “i vetmi vend që ka angazhime nënrezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fundprogramit të armëve bërthamore”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me ta për të dhënë rezultat…në përputhje me rezolutate Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkura dhe që kryetari Kim të mbajëpremtimin që i ka bërë Presidentit Trump në Singapor më 12 qershor” tha ai.
Por zoti Pompeo shtoi gjithashtu se: “ka ende shumë punë për të bërë. Nuk ka paturasnjë provë bërthamore, asnjë provë me raketa, që ne e konsiderojmë një gjë tëmrekullueshme. Por puna për të bindur kryetarin Kim për të bërë ndryshiminstrategjik për të cilin biseduam, për një të ardhme më të ndritur për njerëzit e Koresësë Veriut, vazhdon”, tha ai.

Komentet e presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo u bënë pas njoftimit seudhëheqësit e dy Koreve do të zhvillojnë në Phenian takimin e tretë mes tyre, prejdatës 18 deri më 20 shtator.
Data u njoftua të enjten në Seul nga Chung Eui-yong, këshilltari për SigurinëKombëtare i Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, një ditë pas kthimit ngaPheniani ku ndodhej për vizitë zyrtare me qëllim finalizimin e marrëveshjes. ZotiChung tha se Presidenti Moon dhe udhëheqësi i Phenianit Kim Jong Un do tëpërqëndrohen në masa specifike për të arritur tek çarmatimi bërthamor.
Ai i dorëzoi gjithashtu udhëheqësit të Koresë së Veriut një letër nga presidenti Moon,.
Në një deklaratë të enjten të Agjencisë zyrtare të Koresë së Veriut thuhej se “Kim Jong Un-i ka vullnetin për të larguar tërësisht rrezikun e konfliktit të armatosur dhe tmerrine luftës nga gadishulli Korean dhe ta kthejnë atë në djepin e paqes pa armë dhekërcënim bërthamor”.
Takimi do të jetë i treti që mbahet këtë vit mes udhëheqësve të dy Koreve. Takimet e para u mbajtën në Panmunxhon, në atë që njihet si fshati i armëpushimit në zonënkufitare që ndan veriun autokrat nga jugu demokratik.
Bisedimet vijnë gjatë një periudhe ngërçi që vlon mes Phenianit dhe Uashingtonitlidhur me ritmin që po ndjek Koreja e Veriut për t’i dhënë fund programit të saj tëarmëve bërthamore, gjë për të cilën dy palët ranë dakord gjatë takimit historik mespresidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Phenianit Kim Jong Un.
Ishte pikërisht kjo situatë ngërçi që detyroi Presidentin Trump të anulojë udhëtimin esekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Korenë e Veriut muajin e kaluar.

Exit mobile version