Pas prishjes së Teatrit, radhën e ka Pallati i Sportit

Një kullë të re planifikon Rama dhe loloja i tij në Bashkinë e Tiranës. Pas Teatrit Kombëtar radhën për t’u prishur e ka Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Edhe ky monument me të cilën identifikohen sportet e e basketbollit dhe volejbollit do të prishet për t’i hapur rrugë një tjetër kulle, e cila do t’i jepet një tjetër oligarku të Ramës.  Për t’i hapur rrugë këtij ndryshimi të destinacionit prej kohësh qeveria ka marrë masat. Pallati i Sportit me vendim qeveria ka kaluar nga varësia e mëparshme që kishte nga ministria e Kulturës dhe Sporteve tek bashkia e Tiranës për ti bërë më të lehtë rrugën Ramës për dhënien e lejes së ndërtimit. Në vend të teatrit planifikohet ndërtimi i një kulle me 43 kate, leja e të cilës do të jepet nga Rama dhe do të jetë në bashkëpronësi me një biznesmen nga rrethi i ngushtë i kreut të qeverisë. Plani parashikon zhvendosjen e teatrit në një magazinë, të cilës Rama i ka vendosur emrin “Turbina”. Deri tani qeveria nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për atë që do të ndodhë me vendin, ku sot është Teatri Kombëtar. Burime nga Bashkia sqarojnë se është përgatitur edhe projekti i kullës që do të ngrihet me 43 kate. Burime të tjera sqarojnë se, investimi do të jetë pjesë e një grupi njerëzish të rrethit të ngushtë të Ramës pavarësisht se në publik do të dalë vetëm një nga biznesmenët. Pas këtij ndërtimi fshihet një pastrim i parave të pista kryesisht të drogës të akumuluara gjatë viteve të fundit nga njerëzit e afërt të Ramës.

Ndërtimi i një kulle në vend të Teatrit Kombëtar ka qenë një plan i Ramës edhe gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës. Edhe atëherë Rama tentoi të zhvendosë Teatrin për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullës, por kjo hasi në protesta të forta të komunitetit të artistëve. Në atë kohë në krye të qeverisë ishte Berisha, i cili u doli në krah artistëve dhe deklaroi se nuk do të lejojë ndërtimin e kullës. Tani që Rama është edhe në krye të qeverisë edhe në krye të Bashkisë sikurse dhe ka edhe paratë e drogës me vete për ta ndërtuar, projekti duket më afër se kurrë për t’u realizuar.  Por jo çdo gjë do të përfundojë këtu. Pas prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në të një kulle 43 kate, rradhën do ta ketë një tjetër institucion sporti. Bëhet fjalë për Pallatin e Sportit, Asllan Rusi, i cili po ashtu si teatri do të prishet për të ngritur një tjetër kullë.

Exit mobile version