Policia e Tiranës ka arrestuar Altin Isaraj, vëllain e Arben Isarajt i cili është Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor.
Arrestimi i tij u krye për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘prodhim dhe shitje të lëndëve nrakotike’.
Ndërkohë që arrestimin e tij e paralajmëroi ditën e djeshme gazetari Basir Çollaku me anë të një postimi në Facebook, ku shkruante se ndalimi i Isarajt është mbajtur i fshehur nga policia.
Basiri u shpreh se për vëllanë e ish-deputetit të PS-së në Vlorë ka pasur ndërhyrje nga lart, pasi ka ish-drejtues në sistemin e drejtësisë që tashmë janë gjykatës të cilët ia kanë mundësuar si nder Isarajt.
Reagimi i plotë i Çollakut:
Isaraj arrestim që mbahet fshehur?!
Dite arrestimesh qe njoftohen me buje por ka dhe nga ato ndalim-arrestimet qe mbahen pak fshehur nga Forca e Ligjit. A eshte arrestuar dje ne Tirane, Altin Isaraj (vellai i Arben Isarajt) per armembajtje pa leje dhe 0.6 gram kokaine?!?!? A eshte derguar per mase sigurie arrest me burg kerkesa e prokurorise?!?! A e kane mbajtur fshehur policia sepse ka qene nderhyrje e madhe ??!.
A ka nderhyrje per ta kthyer ne detyrim paraqitje me pretekstin se eshte i semure??!?!
A ka pasur sukses nderhyrja ne prokurori ndonese ajo kerkon arrest me burg?!?!
A ka pasur dhe ndalime te tjera te ngjashme keto dy muaj dhe eshte kerkuar detyrim paraqitje ?!?!
A ka gjykates ish drejtues ne drejtesi per te bere nder Isarajt??