Pas reagimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, qeveria ka anulaur tenderin për blerjen e qelesheve.
Basha gjatë një konference me gazetarët deklaroi se, qeveria në gjendje të rëndë mendore hapi edhe një tender për blerje qeleshesh në një kohë kur shumë qytetarë janë pa ushiqime.
“Një media ka bërë publike se si është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisë. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot”, tha Basha.
Por menjëherë pas deklaratës së liderit të opozitës, ministri Pandeli Majko ka anulaur tenderin për blerjen e qelesheve.
Tenderi u shpall dje më datën 30 mars dhe mbante vlerën e 2 mulionë lekëve. Lajmi u bë publik nga gazeta RD, e cila publikoi edhe dokumentin e tenderit.