Pas refuzimit të qeverisë, Gjykata vendosi t’i bëhet testi, rezulton me Covid-19 i burgosuri

Një i burgosur del pozitiv me Covid-19 pasi e kërkoi me ngulm testin dhe testi u krye pas vendimit të Gjykatës.

Qeveria nuk pranoi të bënte tsetet për personat që kishin shfaqur shenjat e Covid-19. Një i aksidentuar që zbulon pasi shkon në spital se kishte koronavirus. Një infermiere që bën testin rutinë në një fshat në Mallakastër dhe del e infektuar.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar ditën e sotme se Ish-Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Më 3 prill, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit.

Sakaq Gjykata e Posaçme pranon se ka patur mjaft kërkesa për ndryshimin  masave të sigurisë  dhe se janë pranuar ato që kanë patur probleme shëndetësore. Për raste të tjera, GJKKO thotë se për rastet e tjera pritet përgjigje nga mjekësia ligjore.

Po ashtu GJKKO ka kërkuar informacion tërësor për shëndetin e këtyre  personave, nisur nga njoftimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

ISHP konfirmoi sot 13 të burgosur me koronavirus në Tiranë duke rritur shqetësimin për zgjerimin e kësaj vatre për shkak specifikave që kanë burgjet./abcnews.al

Exit mobile version