“Pas sekuestros, Inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit”, Dumani “shkund” institucionet: Nuk bëjnë kallëzime për korrupsion!

Kreu i SPAK Altin Dumani, është treguar kriktik me disa institucione, të cilat sipas tij vijojnë që të mos kallëzojnë raste të shkeljeve, pavarësisht apeleve të shumta të bëra nga ana e ti dhe Prokurorisë së Posaçme.

Në një takim informal me gazetarët, Dumani u shpreh se ka institucione që lënë për të dëshiruar, por se SPAK i ka inkurajuar vazhdimisht që të procedojnë me kallëzime, në rastet kur kanë dyshime për shkelje të ligjit.

Dumani u ndal edhe tek rasti i Inceneratorit të Tiranës, ku tha se pjesa se ku kanë shkuar paratë është ende nën proces hetimi, ndërsa pas sekuestros tashmë administrimi i takon shtetit.

Në momentin që është vendosur sekuestro Inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për c çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, tha ai.

Kreu i SPAK u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me deklaratat e bëra nga ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj për çështjen e tunelit të Llogarasë, por se nuk ka pranuar të japë detaje.

Nuk mund të jap informacion për efekt hetimi”, u shpreh Dumani.

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Doktor Pazari ka zgjedhur të jetë dordoleci i Ramës për të penguar ndryshimin, shpif ndaj kujtdo që nuk do që PD të përfundojë si klubi Partizani
Artikulli tjetërAkuzat e Ahmetajt për Ballukun, Altin Dumani konfirmon hetimin për tunelin e Llogarasë: S’mund të jap informacion! Institucionet? Lënë shumë për të dëshiruar, nuk denoncojnë