Pas SHBA edhe Zvicra ndërpret programet e ndihmave për Shqipërinë

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Zvicra ka ndërprerë ndihmat për Shqipërinë, në një përpjekje për të rishikuar shpenzimet e saj.

 

Ministria e Jashtme e Zvicrës njofton se qeveria ka vendosur të ndërpresë programet e ndihmave për zhvillim, që prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian. Kjo, pasi parlamenti zviceran vendosi të miratojë më pak fonde për ndihmën e huaj sesa kishte kërkuar qeveria.

Agjencia “Swiss Info” thotë se, Parlamenti ka shkurtuar 110 milionë Franga zvicerane nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë Franga zvicerane nga plani financiar për vitet 2026 deri në 2028.

Artikulli paraprakE arrestuar për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkon lirimin: Jam sëmurë…
Artikulli tjetërArmëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, Kosova jep gjysmë milioni euro ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë