Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të takohet me Princin e Kurorës Saudite në Arabinë Saudite të hënën e ardhshme.
Ai shtoi se ekipi i tij do të qëndrojë në bisedime me partnerët amerikanë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Të hënën e ardhshme, kam planifikuar një vizitë në Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës. Pas kësaj, ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët tanë amerikanë. Ukraina është më e interesuara për paqen,” shkroi Zelensky në një postim në X, duke theksuar angazhimin e Ukrainës për të arritur “paqe të shpejtë dhe të besueshme”.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmoi takimin, por tha se detajet ishin ende në diskutim.
I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, i cili gjithashtu luan një rol udhëheqës në bisedimet për Ukrainën, tha se bisedimet ka të ngjarë të zhvillohen në Riad ose Xheddah.
“Unë mendoj se diskutimi më i madh për ne… është të arrihet një marrëveshje paqeje,” tha ai.
Takimi javën e ardhshme duket të jetë një hap i kujdesshëm në ritestimin e marrëdhënieve midis dy aleatëve pa përfshirjen e asnjërit president.
Zelensky më vonë i ka shkruar një letër Trumpit në të cilën ai dha specifika se si mund të zhvillohej faza e parë e një procesi paqeje, të cilin presidenti amerikan e quajti një “hap të parë shumë pozitiv”