Pas tatimit te profesionet e lira, rrezikohet tkurrja e bizneseve IT

 

Aleksandër Risilia, Co-Managing Director & Co-Founder i kompanisë “Ritech International AG”, që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT.

Z. Risilia shton se vendosja e tatimit te profesionet e lira do të ndikojë negativisht jo vetëm tek industria eksportuese e shërbimeve IT në Shqipëri, por edhe për aftësimin profesional të individëve që krijojnë start-up-e të reja inovative për tregun e huaj.

Sipas tij, industria nuk është më në krizë për gjetjen e punonjësve dhe situata me rekrutimet i është rikthyer normalitetit të periudhës para pandemisë së Covid-19./Monitor

Artikulli paraprakInstituti Ndërkombëtar Republikan: Shqipëria dhe Kosova, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor! Serbia në krah të Rusisë
Artikulli tjetërThika e vërtetë e burrit të Ministres e ka emrin propagandë!