Pas Titit, Ramës i ka mbet edhe Lymi, që e di se KQZ është institucion kushtetues

Deputeti Myslym Murrizi e quajti KQZ-në organ kushtetues, kur në fakt Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve është organ lidhor që është hequr nga Kushtetuta që në vitin 2008.

Gafën e bëri gjatë një deklarate për mediat në emër të dy grupeve parlamentare që ka krijuar e ashtuquajtura “opozita e re” në parlament, ku paralajmëroi mbështetjen ndaj kryeministrit Edi Rama, për shkarkimin e Metës.

“Nuk kam dëgjuar asnjë zhdekretim, dekretim po, zhdekretim jo”, u shpreh Murrizi. I pyetur nëse dy grupet parlamentare të opozitës së re do ti bashkohen PS-së në rast të një votimi për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, Murrizi paralajmëroi bashkim të votave me Rilindjen.

“Do ketë si kushtëzim zgjidhjen e nyjës gordiane ndryshimin e sistemit zgjedhor. Secili nga deputetët ka dinjitetin e tij dhe ka lançuar ndryshimin e sistemit zgjedhor”, tha Murrizi.

Lidhur me 30 qershorin, ai mbajti një qëndrim të ngjashëm me Ramën: Zgjedhjet do zhvillohen. “Zgjedhje ka kur ka alternativë, në pjesën që ka për të zgjedh do ketë zgjedhje. Ku ka një kandidat do ketë votime”, u shpreh.

Kur nënkryetari i Kuvendit nuk njeh organet kushtetuese të vendit, tregon gjendjen e mjerë.

“Boldnews”

Artikulli paraprakRama anulloi takimin në Kamëz pas paralajmërimit për një përballje popullore sot, deklarata e Mziut
Artikulli tjetërBerisha ftohet në Kosovë