Pas vendimit të Presidentit, Rektori i Universitetit të Tiranës rikthehet në detyrë

Pas tre javë pezullimi nga detyra e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është rikthyer në detyrë. Në një intervistë për Ora, ai tha se vlerëson maksmialisht Presidentin Meta.

“Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës”, tha Koni.

dërkohë pyetjes se si e vlerësonte dekretin e Presidentit Ilir Meta, ai ju pergjigj.

“Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të  tij shpjegues e vlerësoj maksimale. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij kuy mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dge garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese.

Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht. Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj në përkushtueshmëri”.

Artikulli paraprakRama bllokohet nga banorët e Unazës së Re, futet në rrugë dytësore në Fabrikën e Miellit
Artikulli tjetërNuk lejuan Ramën të kalojë te Unaza e Re, arrestohet ish-deputeti Balliu dhe disa banorë