Pas Vlorës, edhe bizneset e Lezhës ngrihen në protestë, ja çfarë kërkojnë

Biznesmenët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Tales, si dhe pronarët e ambienteve të sallave të eventeve, janë mbledhur sot para Bashkisë së Lezhës në shenjë proteste ndaj masave kufizuese që ka vendosur qeveria.

Qytetarët i bëjnë kërkesë qeverisë dhe komitetit teknik që të zgjasë fashën e orarit deri në orën 1 pas mesnate pasi e kanë të pamundur që të punojnë në këto kushte.

“Ne kërkojmë nga qeveria të shtyjë orarin e darkës, të paktën deri në orën 01:00 sepse dasmat janë një gjë e përjetshme, për tre orë nuk mund të përballojmë fluksin e dasmorëve. Të paktën për një muaj apo një muaj e gjysmë. Ky orar na ka dëmtuar shumë. Do na fusin në ngatërresë me klientët. Papërgjegjësia e këtij shteti, e këtij ligji po na ballafaqon me njerëzit të cilët kanë prerë biletat, janë nisur nga jashtë dhe na gjejnë të papërgatitur. Është i vetmi muaj që punojmë, 11 muaj i vemë çelësat. Iu kërkojmë ndihmë. Të parën që penalizohen nga ky ligj janë shqiptarët, jo vetëm ne si biznes. Nuk jemi vetëm ne që dëmtohemi në këtë mes. Janë dyqanet e mishit, ushqimoret etj që xhirojnë shumë me anë të këtij biznesi. Ne na intereson që shteti të na lërë të punojmë”, tha pronarët e lokaleve.

Sipas tyre, janë me dhjetëra familje që preken nga këto masa që vijojnë akoma të jenë në fuqi. Dyqanet e produkteve të mishit apo bulmetit, kamerier, sanitar, kameramanë apo parukeri janë ndër sektorët që prej dy vitesh kanë reduktuar punën si pasojë e masave ndaj COVID-19.

22

Artikulli paraprakEdi Ramës i kanë ngecur gërshërët e fushatës në dorë!
Artikulli tjetërProtesta në Vlorë/ Rama u përgjigjet biznesmenëve: Lungomare s’ka muzikë, shkoni dhe kërceni në…