Shpërthim tritoli në një godinë trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 në Durrës. Policia bëri të ditur se ka vënë në pranga një person si dhe menaxherin e lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.