Pas zbythjes nga Tirana, Rama përgatit antimiting në Vlorë, i ka ardhur fundi

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Rama ka vendosur të largohet me qindra kilometra larg nga Tiranë të shtunën e revoltës popullore. Prej ditësh po punohet për organizmin e një antimitingu të turpshëm nga Rama në Vlorë.
Për këtë janë thirrur për të marrë pjesë me detyrim e gjithë administrate e jugut dhe për këtë janë marrë edhe firmat e punonjësve të detyruar për të qenë pjesë e kësaj shfaqje të turpshme. Antimitingjet janë mjete që janë përdorur në fillimin e viteve ’90 nga mbetjet e diktaturës në kohën kur regjimi diktatorial ishte në ditët e fundit të tij.
Këto forma të mitingjeve u përdorën në fillim pas rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha. Në të gjitha qytetet u ngritën ata që njiheshin si vullnetarët e Enverit dhe organizonin antimitingje me bustet e diktatorit.
Këto forma të mjera të reagimit ishin po ashtu të pranishme që në ditët e para të krijimit të PD, ku punistët e regjimit i kundërvinin popullit njerëz që paguheshin nga regjimi duke bërë pikërisht këto antimitingje. Ajo që është e qartë është se antimitingjet janë shprehje e fundit të regjimit ahstu si ishte edhe në fillimin e viteve 1990.

Exit mobile version