8 milionë lekë do të japë Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare, që menaxhon Kaskadën e Drinit për banorët e përmbytur në zonën e Shkodrës. Zv/kryeministrja Senida Mesi, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, panë dje situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.
“Krahas shtimit të forcave në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë siguruar edhe 8 milionë lekë nga KESH, shumë që do të shkojë për ndihma për banorët”, deklaroi zv.Kryeministrja.
Ministri i Bujqësisë kërkoi që të mos spekulohet me shpalljen, ose jo të gjendjes së emergjencës.
“Qeveria është vigjilente për nevojat e banorëve dhe baza ushqimore për kafshët është siguruar dhe do të shtohet deri sa të plotësohen nevojat në bashkëpunim me biznesin dhe donacionet nga KESH”, thotë ai.