Protesta paqësore e djeshme e organizuar nga opozita, u provoku nga policia e cila në mënyrë të beftë dhe pa asnjë paralajmërim kur filloi të hedhë gaz lotësjellës dhe ujë ndaj qytetarëve.
Por edhe pas kësaj dhune të ushtruar ndaj qytetarëve, të cilët më pas nisën të qëllonin në gurë, policia nuk është ndalur, por ka bërë dhjetëra shoqërime në Tiranë e rrethe pasmesnate.
Mëngjesin e sotëm policia thotë se, në Tiranë ka ndaluar 14 qytetarë në lidhje me protestën e djeshme.
Shoqërime të qytetarëve po bëhen edhe nëpër rrethe.
8 persona janë shpallur në kërkim.