Pasi i vodhi, i largoi, ndërsa sot u qau dhe hallin

Nga Sidi Hasanaj

Edi Rama i largon nga atdheu pasi i vjedh e i vjedh më shumë pasi i ka larguar, por sot edhe ju qau hallin!

Me një fjalim sa patetik, sa mediokër, aq edhe të vjetëruar e stër-recituar (si vetë ai) Edi Rama bëri aktin më të shëmtuar politik në mitingun e Athinës.

Ju tregoi emigrantëve sa shumë ata kishin vuajtur në Greqi, vetëm e vetëm për tu larguar nga Shqipëria.
Ju recitoi i “emocionuar” se sa vakte ushqimi kishin sakrifikuar pa ngrënë në Greqi, se sa kushte mizore e prej skllevërish kishin rezistuar… sa lot, mund e gjak kishin derdhur … vetëm e vetëm për tu larguar nga atdheu i tyre e mos tu kthyher mbrapsht.

Kush i bëri këto deklamime hipokrizie? Edi Rama.
Kush është drejtuesi i atij vendit aq të tmerrshëm sa i detyroi emigrantët tanë të largoheshin me ato lloj sakrificash? Edi Rama.

Kush nuk ju dha çertifikatat e pronësive në vendin e tyre por i detyroi të marrin rrugën e emigrimit?

Kush ju dha një shtet me pagat dhe pensionet më të ulëta në Europë? Me çmimet e ushqimeve dhe ilaçave njësoj si në Europë por me të ardhura për frymë si në Afrikë?

Përse duhet të kalonin Malet e të punonin si skllevër, nëse në atdheun e tyre do gëzonin mundësinë të shkolloheshin, punonin, fitonin me djersën e tyre, mundësinë e të pasurit rend e drejtësi, mundësinë e një pensioni pleqërie dinjitoz… mundësinë për të jetuar?

Sepse vendi i tyre, është edhe më keq për ta sesa kushtet skllavëruese të punës në Greqi!

Më mirë të punojnë si skllevër modernë në kushte mizore në Greqi, të sakrifikojnë dy vakte në ditë për të kurseyr paratë, se sa të rendin si shpirta të zymtë fantazmash në Shqipëri, ku edhe pse në lule të rinisë dhe fuqisë për të punuar, ju ofrohet vetëm papunësia ose puna me paga më të ulëta se një e dhjeta e një punëtori në Greqi!

Më mirë të vrien duke punuar në kushte të këqija në Greqi, sesa tju plasë zemra duke u dergjur në kafenetë e Shqipërisë… ku vrisnin kohën e tyre!

Më mirë të punojnë për “Grekun efendiko” dhe arrogancën e tij, se sa ndërkohë që skamja e uria ju konsumon shpirtin në rrugët e Shqipërisë, Oligarkët Shqipëtarë tju shesin mend me makina e vila miliona euroshe të fituara nga ppp-të dhe tenderat e buxhetit të atdheut të tyre, gjakun e tyre!

Më mirë të punojnë tokën e Grekut, se sa të enden me vite të tëra dyerve të hipotekave apo gjykatave për të kërkuar letrat e tokës së tyre që abuziviteti i shtetit apo grykësia e qeverisë për tjua vjedhur, nuk jua jep!

Më mirë të punojnë tokat bujqësore të Grekut, se sa të punojnë me 1001 sakrifica tokën e tyre këtu, e më pas ta hedhin djersën e tyre rrugëve të Shqipërisë siç bëjnë përditë bujqërit e Myzeqesë, Zadrimës, Devollit, siç derdhin qumështin blegtorët anembanë vendit… sepse mungesa e subvencioneve në bujqësi apo skemat dhe tregjet e oligopoleve nuk ju paguajnë as sa kostoja e një viti sakrificash, produktet e tyre!

Nëse ka mjeranë që mendojnë se pas 11 vitesh në Qeverisje, pas dekadash të tëra në krye të bashkive kryesore të vendit, nuk është faji i Edi Ramës dhe PS ky realitet, është vetëm për tu përbuzur!

Në 11 vite një qeveri normale dhe serioze, nuk do realizonte mrekulli, por do jepte zgjidhje hipotekave, do lironte tregjet nga kapja e oligarkëve, do subvenciononte bujqësinë, do realizonte politika lehtësuese për tregun e punës…do rriste pensionet aq sa për të blerë ushqim pasi kanë paguar faturat e dritave dhe ilaçeve.

Jo! Pas 11 viteve Edi Rama shpenzoi mbi 110milionë euro për inceneratorë por inceneratorë nuk ka… ndërkohë që ka planifikuar në buxhet edhe 170milionë euro të tjera për djegësat të cilët po djegin ministrat e Ramës në burg në vend të plehrave!

Pas 11 vjetësh, kemi pafund metra2 në bregdet e mes Tiranës të dhëna me 1€ për një grusht Oligarkësh të cilët betonizojnë aty paratë e fituara në tenderat korruptivë të marra nga qeveria… por qytetarët ende si kanë zgjidhur problemet e pronave të tyre… të vetmit në Europë!

Pas 11 vjetësh, Shqipëria ka eksportin më të lartë të kanabisit dhe Kokainës për në Europë, por fermerët Shqipëtarë kanë të ardhurat më të ulëta në kontinent!

Ky sistem vrastar politiko-ekonomik ka një arkitekt: Edi Ramën. 11 vite Edi Rama, 4mijë ditë, me një buxhet rreth 60miliardë €… kuptoni? 60miliardë Evro apo Euro, i gjithi nën administrimim e Edi Ramës ndërkohë që në 11 vite Shqipëtarët janë larguar nga Shqipëria si kurrë më parë, kanë boshatisur vendin e tyre… 11 vite Edi Rama dhe ministrat me oligarkët e tij janë pasuruar si kurrë ndonjëherë në kurrizin e vendit të tyre!

Sot pas 11 vitesh që i largoi pasi i vodhi, e i vodhi më shumë pasi i largoi, shkon dhe ju thotë:
“Ah sa keni vuajtur ju, por sot jeni integruar njësoj si çdo grek në jetën e Greqisë”

Edi, kjo është meritë e shtetit Grek që ju dha mundësi, dhe e sakrificave të tyre… merita jote është që i largove nga vendi i tyre.

Ti sot duhet të uleshe në gjunjë e të shikoje se në sa shumë familje, qeveria jote ka mbjellë varfëri dhe padrejtësi duke i larguar për në Greqi!

Atdhetar është kryeministri Grek që mbron vendin e tij, por edhe qytetarët e tu në vendin e tij përderisa ju jep mundësinë të jetojnë me dinjitet, ndërsa ti je ai maskarai që pasi i vodhe dhe dëbove nga Shqipëria… po ju ngatërron edhe jetën atje duke bërë politikanin e madh të ballkanit, që në fund është aq mediokër sa dij vetëm të ngatërrojë çëshje bilaterale sa që kryeministri grek as denjon ta takojë më!

Je fatkeqësia e këtij kombi, e këtij populli!
Ju mbolle varfëri dhe i shporre në Greqi, sot me dhjetëra autobuzë patronazhistësh dhe një tufë kllounësh të quajtur “artistë” , ju shkon ne shtetin që i strehoi dhe ju dha mundësi pune, e ju qan halmet sikur je ndonjë kryetar opozite, ndërkohë je shkaktari i vuajtjeve të tyre!

Këndo me Noizyn “s’ka transport nën 100kile, as të bardh as jeshile” por mos harro hallet që kanë zënë Sajmir Tahirin sot, atë aë zbatoi këtë projekt tëndin në 2017 dhe hëngri dhe burgun nga frika jote! Mos harro se në këtë botë lahen të gjitha!

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e historianes së njohur për Ramën: Liderët autoritarë modernë përshtaten me fasadën e demokracisë dhe fragmentarizojnë opozitën
Artikulli tjetërSkandali/ Lindita Nikolla tender me 45 mijë euro për servisin e tre “Benz”-ave