Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e bërë prej prej tij pak ditë më parë e cila ngjalli shumë debat.
Gjatë fjalës së tij Beqaj kishte edhe një përgjigje për mjekun infeksionist, Tritan Kalo, i cili doli kundër propozimit të tij për uljen e pagave të punonjësve të administratës dhe pensioneve.
Beqaj nuk la pa ironizuar mjekun duek thënë se edhe pse është në vijën e parë të betejës, gjen kohë të shkruajë e komentojë për propozimin e tij.
“Ai ka reaguar i pari, dhe mesa kam parë tekstin më rezulton që ai e ka lexuar. Por përsëri nuk ka arritur të kuptojë thelbin e kërkesës time të përdorimit të parave publike me standard të njëjtë.
Nga ana tjetër habitem se si mjeku që ju thoni gjen kohë të lexojë, të shkruajë, të dalë nëpër studio, ndërkohë që është atje në vijën e parë të frontit.
Kjo më habit. Po ta shikosh me kujdes shkrimin, them përjashtuar ata që janë në vijën e frontit. Për cfarë është ndjerë i prekur? Nëse e ka lexuar të bardhe mbi të zezë? Vetë ai nëse e ndjen veten në vijën e parë të frontit, të paktën individualisht nuk prekej” tha Beqaj, ndërsa komentoi edhe akuzat e ngritura nga mjeku.
Ish ministri nuk ndjen asnjë pendesë për idetë e shprehura.
“Kriza është shumë e rëndë. Do të zgjasë, është botërore dhe është botërisht edhe krizë mendimi, sepse askush s’po merr përsipër t’i japë asnjë lloj propozimi si duhet të shkohet”.