Pasi kthehen nga Vizita në SHBA/ Kushtetuesja refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, Zaçaj: S’mund të marrim pjesë në procese ligjbërëse, mund të sjellë konflikt në të ardhmen!

Tiranë- Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj” të Antikorrupsionit dhe i ka kthyer përgjigje zyrtare Kuvendit.

Përgjigja është kthyer nga vetë kreu i institucionit më të lartë të drejtësisë në vend, Holta Zaçaj, pas ftesës së Komisioni Antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj i ka bërë për pjesëmarrje.

Zaçaj në përgjigjen e saj thekson se “s’mund të marrin pjesë në Komisionin “Xhafaj” pasi nuk bëhen pjesë në procese ligjbërjeje”.

Gjykata Kushtetuese e konfirmoi sot se ka refuzuar kërkesën për të dërguar ekspertë dhe përfaqësues në tryezat e punës së Komisionit Antikorrupsion.

“Për shkak të funksionit tonë, nuk mund të marrim pjesë në aktivitete që lidhen me procese ligjbërëse, pasi kjo mund të sjellë në të ardhmen konflikt në ushtrim të funksionit të saj, në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën”, thuhet në përgjigjen e Zaçajt, raporton gazetarja e Report TV, Esiona Konomi.

Më herët, kryetari Fatmir Xhafaj i kishte dërguar ftesë Gjykatës Kushtetuese që të përfaqësohej në Komisionin Antikorrupsion…

Exit mobile version