Pasi u betua para Ruçit rrëfehet para mediave: Gruaja e tërhoqi divorin, kam paditur…

Pak kohë më parë, tashmë i famshmi Kujtim Gjuzi kishte deklaruar në media se pranimi i mandatit i kishte krijuar probleme në familje.

Madje puna kishte shkuar deri aty, sa bashkëshortja kishte kërkuar edhe divorcin.

Por menjëherë pas marrjes së mandatit, në një intervistë për ‘Dosja.al’, Gjuzi ka treguar se tashmë gjithçka po ecën mbarë edhe në planet familjare.

Ai tregoi se gruaja e tij Mirjana Kalaci që kishte kërkuar prishjen e martesës, tashmë është tërhequr nga vendimi i saj. Gjuzi thotë gjithashtu, se marrëdhënia me gruan e tij sa vjen dhe përmirësohet, ndërsa kunatën e ka paditur zyrtarisht për shantazh.

‘Kjo është një marrëdhënie që nuk ka asnjë problem, nuk ka asnjë problem. Tani që flasim bashkë çdo gjë është qetësuar dhe shkon drejt qetësimit dhe do t’ju lutesha shumë… në familje kam qenë i sinqertë.

Unë kam pas shantazh në lidhje me atë, kam tabulatet telefonike të shantazhit të kunatës sime, e cila është e kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjitshme dhe Prokurorinë e Tiranës,’, rrëfen deputeti më i ri i parlamentit ndër të tjera.

Kujtim Gjuzi ishte një nga kandidatët për deputet i dalë nga listat shumë emërore të Partisë Demokratike, për qarkun e Durrësit, i cili u betua mëngjesin e sotëm në parlament.

auto kujtim gjuzi 11557306088

Exit mobile version