Pasi vodhën shqiptarët me naftën, pronarët e kompanisë Gulf marrin koncesionin e parkimeve publike

Bashkia Tiranë vendosi javën e shkuar vendosjen e makinave elektronike për pagesën e tarifës së parkimit publik në Tiranë. Justifikimi që ajo paraqiti për këtë vendim ishin ankesat e qytetarëve që nuk kishin mjaftueshëm kredi në celularë për të paguar me anë të sistemit të SMS-ve.
Në një koment tonin, ne zbuluam se vendosja e makinave elektronike të pagesës ka qenë plan i hershëm i Bashkisë Tiranë, me qëllim dhënien tek private të shërbimit të mbledhjes së pagesave.
Kjo bindje na u përforcua pasi Exit.al mësoi se Bashkia Tiranë ka marrë një propozim të pakërkuar për vjeljen e tarifës së parkimit në parkimet publike në Tiranë, përmes aparateve elektronikë të vetëshërbimit. Oferta e pakërkuar është kompania Pay and Go shpk, e cila ka vendosur rreth 400 makineri nëpër Shqipëri, kryesisht në Tiranë me anë të të cilave mund të bëhen pagesa nga ato të dritave dhe ujit tek vendosja e basteve sportive. Bashkia e Tiranës ka kontratë me këtë kompani.
Mbas marrjes së kërkesës, Bashkia Tiranë i është drejtuar menjëherë për opinion Agjencisë së Prokurimit Publik. Në letrën e dërguar më 11 tetor 2018, Kryebashkiaku Veliaj shkruan:
Një nga shoqëritë që operojnë aktualisht në tregun vendas në fushën e shërbimit të pagesave, duke përdorur pajisje elektronike ka shprehur inetresin për ofrimin e këtij shërbimi alternative me pagesë. Kjo shoqëri përdor pajisje elektronike, të cilat ju mundësojnë klientëve të tyre të kryejnë pagesa ët shërbimeve të ndryshme, me para kesh pa qënë nevoja të përdorin pajisje elektronike. Kjo shoqëri merr përsipër të mbulojë infrastrukturën dhe tu mundësojë qytetarëve shërbimin e parkimit publik të mundësuar nga Tirana parking, sipas parashikimeve më anë të një marrëveshje.

Më 25 tetor 2018, APP i kthen përgjigje Bashkisë, ku i thotë se shërbimi mund të tenderohet. Më pas, më 31 janar, Këshilli Bashkiak miratoi projekt vendimin ku përcaktohet mënyrat e përzgjedhjes së kompanisë private.
Por ,pavarësisht se komunikimi me APP-në tregon se Bashkia po përgatit dhënien me koncesion të shërbimit që në tetor 2018, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Nënkryetari i Bashkisë ,Arbër Mazniku mohoi këtë fakt, duke u shprehur se nuk do të ketë asnjë koncesion të ri, përveçse një mënyre të re me automatë ku qytetarët mund të paguajnë biletën e parkimit.
Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme nëse do të jetë pikërisht Pay and Go shpk kompania që Bashkia do t’i japë shërbimin ekskluziv të mbeldhjes së tarfiave të parkimit.
Pay and Go e lidhur me ish-ministrin gjeorgjian të dënuar për lidhje me krimin
Kompania Pay and Go u regjistrua në Shqipëri në vitin 2015 ,me pronar kompaninë Untag, të regjistruar në Angli në 11 gusht 2014, e cila ka pronar shtetasin gjeorgjian Dimitri Chikovani dhe administrator Oleg Mgeladze.
Në të vërtetë, Pay and Go, Gulf Albania, Sun Petroleum Albania dhe KFC Albania janë të gjitha kompani offshore, me të njejtën seli, dhe me të njejtin administrator, Oleg Mgeladze. Nga viti 2013 deri në vitin 2017 administratori i tyre ishte Oleg Mgeladze.
Pas skandalit të skemës mashtruese të kompanisë Gulf, kompanitë ndryshuan adresa dhe të githa zëvendësuan administratorin e mëparshëm Oleg Mgeladze me adminsitratorin e ri Otar Mgeladze (është e paqartë nëse kanë lidhje gjaku me njëri tjetrin).

Pronari i Pay and Go, Dimitri Chikovani dhe ish-administratori Oleg Mgeladze janë dy persona që kanë shërbyer si pronarë në letër dhe administratorë të kompanive të ish-ministrit gjeorgjian të mbrojtjes Davit Kezerashvili, i dënuar në Gjeorgji për lidhje me krimin dhe korrupsion.
Sipas një hetimi të Transparency International, Kezerashvili kishte krijuar disa kompani offshore, të cilat ishin aksionere të kompanive gjeogjiane, të përdorur për të fituar tendera nga qeveria gjeorgjiane.
Sipas drejtësisë gjerogjiane, Kezerashvili, përmes Chikovanit dhe Mgeladze, privatizoi llotarinë kombëtare të Gjeorgjisë, mori platformën IT të menaxhimit të shërbimeve të portit të vetëm gjeorgjian, kontratë ekskluzive për furnizimin me naftë të portit, kali një pjesë të madhe të tregut të relamave, bleu dy kanale televizive.
Sipas TI, Kezerashvili ishte proanr edhe në kompaninë Sun Petroleum, e cila kishte në pronësi markën e naftës Gulf dhe u fut edhe në Shqipëri.
Pas dënimit për korrupsion në Gjeorgji, kompanitë e Kezerashvilit u blenë nga David Iakobashvilli, një sipërmarrës rus, i cili ka qenë i dyshuar se ka qënë gjithmonë ortak me Kezerashvilin, por duke qënë se të gjitha kompanitë ishin offshore, emri i tij u bë publik pas blerjes formale të kompanive të Kezerashvilit.
Aktualisht, David Iakobashvili ka një marrëveshje me kompaninë ruse Rosnef, për furnizimin me naftë të porti të Gjeorgjisë.

Artikulli paraprakBerisha: Skenar venezuelian për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri
Artikulli tjetërDeklarata e “gjarprit” në Uashington: Korrigjim i lehtë i kufijve të Kosovës