Pasojat e para të Brexit, ekonomia britanike në nivelin më të ulet në 7 vite

Votimi pro daljes nga Bashkimi Europian ka bërë që ekonomia britanike të regjistrojë shifrat më të ulta që prej vitit 2009. Lajmi është bërë i ditur nga një studim i cili ka vëzhguar performancën e 650 kompanive të ndryshme. Sondazhi tregoi se sektorët më të dëmtuar nga efektet negative të brexit janë ato të industrive përpunuese si dhe të shërbimeve. Ashtu sikurse kishin parashikuar edhe ekspertët, ekonomia britanike ka regjistruar shifrat më të ulta në ekonomi në shtatë vitet e fundit ndikuar nga e ashtëquajtura çështja Brexit. Vendimi i qytetarëve për t’u larguar nga unioni ka bërë që bizneset të shënojnë aktivitetin më të ulët që prej krizës financiare globale vitit 2009. Të paktën kështu ka treguar një sondazh i realizuar së fundmi, i cili ka vëzhguar afro 650 kompani të ndryshme.  Sipas këtij studimi, sektorët më të dëmtuar nga efektet negative të Brexit janë ato të industrive përpunuese si dhe të shërbimeve. Sondazhi tregoi se këto kompani kishin prodhuar më pak si pasojë e porosive të ulura ndjeshëm. Ky është një prej studimeve të para specifike që vërton paralajmërimet e ekspertëve. Më herët, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se brexit do të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike të britanisë, efekt që mund të përcillet si një reaksion zinxhir në mbarë botën. Megjithatë, rënia e ekonomisë ka sjellë një efekt pozitiv për Britaninë. Zhvlerësimi i monedhës pound ka bërë që eksportet të rriten ndjeshëm. Paqartësia që ka krijuar e ashtëquajtura cështja brexit është pasqyruer edhe tek investitororët të cilët i kanë tkurrur ndjeshëm investimet. Në këto kushte, Kancelari britanik i Thesarit, Philip Hamond, ka deklaruar se institucioni i drejtuar prej tij, do të paraqesë një strategji të re për të mbajtur ekonominë në nivele optimale.

Artikulli paraprakSprova e Bashës
Artikulli tjetërKosovë – Mustafa: Automjetet e institucioneve të mos shfrytëzohen për pushime në Durrës