Pasojat e tërmetit/ Drejtori i arrestuar i Kavalishencës (Foto)

Ditën e sotme Prokuroria e Durrësit ka prerë një sërë fletë arrestesh për zyrtarë, inixhinierë dhe pronarë objektesh të cilët akuzohen për vepra të rënda penale nga akuzat për shpërdorim deri në vrasje në rrethana të cilësuara, që lidhen me dëmet në humbje njerëzore dhe materiale që u shkaktuan nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 njerëz. Midis emrave të ndaluar është edhe drejtori i Kavalishencës në Durrës, Ahmet Doda. Në fakt sikundër mësohet, Doda është djali i dajës së deputetit socialist, Taulant Balla.

Doda akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ pasi nuk ka njoftuar instancat përkatëse për dëmet në strukturë që la tërmeti i 21 shtatorit. Dëme të cilat në tërmetin e 26 nëntorit sollën edhe humbjen e jetës së kryekomisarit, Bajram Hajdarmataj.

ball

termeti1575451251

termet11575038363

Termeti3

termeti ne thumane

Artikulli paraprakTabaku: Me qeverisjen e PD bizneset dhe qytetarët do të kenë taksa më të ulëta dhe më shumë investime
Artikulli tjetërFantazma e Jimmy Hoffa