Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të merret në pyetje nga Prokuroria. Sipas burimeve, Dako pritet që të merret në pyetje në ditët në vijim nga organi i akuzës.
Dako do të japë dëshminë e tij lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ku vetën në qytetin e Durrësit humbën jetën 23 persna.
Bashkia e Durrësit është organi i drejtëpërdrejtë që ka përgjegjësinë, pasi grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se cilësia e ndërtimit ka qenë e dobët si dhe ka pasur abuzime me lejet e ndërtimit.
Ndërkohë, ditën e sotme pritet që të jepen masat e sigurisë për 9 të arrestuarit.
Hetimet janë kryer nga prokurorët Edmond Koloshi, Pali Deçolli, Madrid Kullolli. Dosja mban Nr.2466, dhe bën fjalë për veprat penale “Vrasja me dashje”,“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”.
Deri më tani policia ka vendosur në pranga 9 persona që dalin neser në gjykatë, ndërsa 9 të tjerë jane ende në kerkim.
Emrat e 9 të arrestuarve në Durrës:
Arben Isaku
Rruxhdi xheka
Klajdi Lame
Albrend Qetka
Defrim Celmani
Nevjana Isufi ne spital.
Kujtim Hasa
Ahmet Doda
Avdullah Osmani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore
Nevjana Isufi nuk është e pranishme në sallë pasi është në spital në gjendje jo të mirë./abcnews.al