Pastrimi i parave/ Ambasada e SHBA në Tiranë publikon Raportin e fundit të DASH në administratën Trump: Berisha Non Grata dhe i hetuar nga SPAK!

Departamenti Amerikan i Shteti ka publikuar raportin e tij më të fundit për pastrimin e parave dhe narkotrafikun.

Në raport shfaqet dhe emri i ish kryeministri Sali Berisha, duke rikonfirmuar qëndrimet e mëparshme ku DASH, u bazua në shpalljen non grata të Sali Berishës.

Në raport, Departmenti Amerikan vlerëson punën e SPAK ku përmend hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

“Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në Tetor, SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. Në Tetor gjykatat dënuan ish-ministrin e Mjedisit Koka po për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre sepse një kompani i dha atij 1.47 milionë dollarë. Gjykata sekuestroi gjithashtu asete me vlerë 4 milionë dollarë”, thuhet ndër të tjera.

Raporti

Exit mobile version