Patozi: Bashën e kam rival, PS nuk ka mentalitet stalinist

Patozi thotë se ndjen veten rival të Bashës, por harron të thotë se çfarë ai përfaqëson. Kryetari i Partisë “BD” thotë se Bashën e ka rival ndërsa për PS thotë se nuk ka mentalitet stalinist si PD. Patozi doli ne interviste nje dite pasi Topalli doli tek nje tjeter emision qe kontrollohet nga Rama.

Duket se qeveroia ka nje plan per secilen nga veglat e veta qe dale ne media me axhende te percaktuar per tu perorur si “qen sulmi” ndaj opozites dhe Bashes.

Patozi i është përgjigjur akuzave se është ”kukull e Ramës” duke thënë se ai dhe të larguarit nga PD e pranuan fatin e 2017, duke pasur dy mundësi, ose pensionimin ne shtëpi ose të merreshin me politikë kundër PD.

Ai garanton se Bindja Demokratike është opozitë dhe madje dy hapa më djathtas se PD, teksa shton se Bashën e sheh si rival në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu ai zbulon objektivat, duke theksuar se BD lufton për vend nderi ndërsa shton se në rast se opozita e sotme nuk do të kishte mentalitet të vjetër, nuk do të krijoheshin as partitë e reja sot nga ish-përfaqësues të saj.

”Pashë që Partia që unë kam përfaqësuar madje në nivele të larta, është në një stad të rëndë, në një mendësi staliniste. është më keq se gjithë të tjerat, më keq se qeverisja, si mentalitet stalinist.

Për fat të keq PS sot në pushtet ka njëmijë gjynahe, por nuk e ka këtë. Njësoj si ti thoshte Metës ca ke ti me ne se je socialist”, thotë PatoziB

Artikulli paraprakPse u shkarkua Kadia nga funksionet në PD që në 2019
Artikulli tjetërMjeku Gjata: Të vdekurit po shtohen dita-ditës, të infektuarit dhjetra herë më shumë se raportohet