Patozi i Bindjes është kthyer në objekt humori në një dalje televizive në television Klan përballë gazetarit Çani dhe një opinionisti të ri, Curri. Gazetarët e kanë pyetur shpesh Patozin se si është e mundur që po i ikin të gjithë kandidatët. Patozi ka thënë se ata po shantazhohen.
Më pas Curri i ka kujtuar edhe Kavajën duke i kujtuar se ky qytet duhet të ishte bastioni i Patozit meqëse ai është edhe nga ky qytet. KJo ka sjellë edhe të qeshurën e Çanit.
Patozi i zënë nguishtë tha se nuk ka rëndësi fare nëse ikën një kandidat apo disa kandidatë dhe se pse ikin ata kjo nuk do të thotë se duhet gjykuar ai vetë. Të ftuarit I kanë thënë se mund ti ikin edhe kandidatë të tjerë.
Këtu Patozi nuk është përmbajtur: “le të ikin të gjithë kandidatët, nuk ju mjafton ky burrë këtu” ishte përgjigjja e Patozit për të ftuarit.