Patronazhistët/ Ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve

Ambasadorja e SHBA,Yuri Kim kërkoi sot hetim për skandalin e mazhorancës me patronazhistët. Ambasadorja Kim thotë se, Shqipëria duhet të garantojë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor. Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas rekomandimit te mëposhtëm dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”, shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.

Exit mobile version