Pavarësia e Kosovës/ Taulanda Jupi dhuron librin “Reçak” të William Walker: Pa kujtesën historike, nuk mund të ndërtojmë të ardhmen e dinjitetshme

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka përkujtuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një akt simbolik në nderim të historisë dhe sakrificave të popullit kosovar. Ajo dhuroi për bibliotekën e Universitetit të Arteve librin “Reçak” të ambasadorit William Walker, në praninë e Dekanit të Fakultetit të Artit Skenik, Prof. Miltjadh Kutali.

Jupi thekson rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, duke e cilësuar Kosovën si një shembull të demokracisë dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë i Taulanda Jupi:

17 vite Pavarësi e Kosovës – Kujtesë dhe Nderim

Sot, në këtë ditë të shënuar për Kosovën, pata nderin t’i dhuroj bibliotekës së Universitetit të Arteve kopje të librit “Reçak” të Ambasadorit William Walker, në praninë e Prof. Miltjadh Kutali, Dekanit të Fakultetit të Artit Skenik.

Kosova është një arkivë dhimbjeje dhe sakrifice, por edhe një histori e lavdishme e qëndresës dhe luftës për liri nga tirania. Sot, ajo është simbol i demokracisë dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor.

Studentët dhe të rinjtë tanë kanë nevojë të njohin të vërtetën historike të kombit përmes dëshmive të gjalla të atyre që panë me sytë e tyre genocidin ndaj popullit të Kosovës. Historia nuk duhet harruar. Pa kujtesën historike, nuk mund të ndërtojmë të ardhmen e dinjitetshme.

Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë!

Artikulli paraprak“Ëndrra e të parëve U KRY”, Orjola Pampuri uron pavarësinë e Kosovës: Liria ka emër UÇK, mirënjohje SHBA dhe NATO
Artikulli tjetërProtestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë. Shqipëria meriton dhe do të ketë drejtësi