Pazaret e drogës, plagoset me armë një person në Gjirokastër

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë kohës që po lëvizte me një automjet në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor rural Buz-Memaliaj pranë fshatit Xhafaj. Ai ndodhej nën shoqërinë e një personi tjetër, por ky i fundit nuk ka pësuar lëndime nga të shtënat. Burime nga Policia bënë të ditur se, i plagosuri është Denis Mema. Nga po të njëjtat burime konfimohet se i riu ka marrë një plumb në shpatull dhe tjetrin në qafë. Menjëherë 25-vjeçari është transportuar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për pazare droge.
Një ditë më parë, një i ri u plagos gjatë një prite me armë në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Buz-Memaliaj, në fshatin Xhafaj, Bashkia Memaliaj. Dy shtetasit D.H. dhe D.M., të dy banues në Memaliaj, duke udhëtuar me mjetin tip “Ford” me targa AA 275 EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari me iniciale D.M., i cili është shoqëruar në Spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se edhe kjo ngjarje ka lidhje me drogën.

Artikulli paraprakMiqtë e Ballës gjakosin me revole biznesmenin për tenderin e kromit
Artikulli tjetërArrestohen në Itali dy shqiptarë për vjedhje