Ish-drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Gjet Ndoji ka bërë një reagim në faqen e tij në Facebook ku flet për largimin nga puna pak kohë më parë, për t’i hapur rrugën një drejtuesi të PDIU-së.
Ndërsa flet për punën e tij në krye të këtij institucioni, në fund Ndoji thotë se ai u sakrifikua nga të fortët në emër të ekuilibrave të reja politike në vend. “Si përfundim, në kulmin e një procesi ku sapo kishim nisur të merrnim produktin e një pune të madhe (pa as më të voglën mbështetje nga qeveria shqiptare, befas largohem nga kjo detyrë duke u sakrifikuar nga të fortët, në emër të ekuilibrave të reja politike. Jo vetëm largohem, por s’dihet fati i karrierës dhe veprimtarisë time në të ardhmen. Më zhgënjyes është fakti se në këtë vend nuk i shkon kujt ndërmend të vlerësohet puna dhe mirëqeverisja. Ky nuk është problemi i një njeriu që ngeli pa punë mes halleve që gjithsesi janë të tijat, por mendoj se është një problem që prek interesin qeverisës dhe atë publik….”, përfundon Ndoji reagimin e tij.
Pas largimit të tij Rama emëroi si drejtor të Arkivit, Ardit Bidon nga PDIU-ja.