Një qytetar nga Fieri denoncon skandalin e rryshfeteve që duhet t’u japësh mjekëve për t’u shërbyer të sëmurëve. Qytetari i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, pazaret për shërbimin mjekësor në Fier bëhen në lokalin e Tikut. “Shëndetësia falas në Banditistan! Në Fier, gjobat dhe pazaret për shërbimin shëndetësor falas bëhen në lokalin e Tikut! Në Qendrën Shëndetësore të Urës Vajgurore nuk ka mjek. Ryshfeti pengon shkarkimin e mjekut ekzistues dhe emërimin e ri”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar mesazhet e dy qytetarëve.
“Përshendetje zoti Berisha. Dua të shkruaj për strategjinë për marrjen e lekëve ndaj pacientëve. Nuk i marrin më lekët nëpër spitale po i marrin nëpërmjet Tikut… Tiku është një pronar lokali aty afër spitalit dhe pacientët shkojnë aty ose familjarët bëjnë pagesën e operacionit…dhe doktorat presin një OK nga Tiku që do të thotë është bërë pagesa mund ta fusni në sallë operacioni… Po nuk dërgoi Tiku, OK nuk të prek njeri me dorë je për në Tiranë, thonë doktorat je keq… Bëje publike ta dijë Rama çfarë doktora të korruptuar ka ky vend”, shkruan qytetari nga Fieri.
“I nderuar z.Berisha! Një skandal nga shëndetësia e “Rilindjes” ka kapluar Qendrën Shëndetësore Ura Vajgurore. Duke qenë se mjekun e kësaj qendre shëndetësore e kanë kapur gafil duke “vizituar infermieren”, ai prej një muaji nuk vjen në punë, sepse njerëzit nuk e lejojnë. Komuniteti ka mbetur pa mjek, e drejtorët kopetentë nuk e shkarkojnë dot, pasi kanë marë lekë për emërimin e tij. Gjithë fshatrat e atyshëm janë pa mjek për shkak të makutërisë së Rilindjes. Bëni diçka. Verifikojeni ju lutem, dhe të lutem, anonim. Zoti ju rujt. Drejtori i Shëndetit Publik, Artur Bani, ka marrë haraçin për emërimin e këtij mjeku manjak, e për pasojë nuk merr dot asnjë masë. Mjeku i Qendrës quhet E. G.”, shkruan qytetari.