“Pazarexhinjtë e politikës i lanë protestuesit në mëshirë të fatit”/ Mirela Karabina: Tani kuptohet pse, veç Lulzim Bashës, nuk erdhi askush te prishja e Teatrit

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, e cila është një ndër intelektualet e angazhuara që qëndroi deri në fund në mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë, në një postim në rrjetin social facebook ka komentuar votimin e amnistisë penale, e cila nuk përfshin protestuesit që janë proceduar për kondërshtim të forcave të rendit.

“Protestuesit që këta i thërrasin për hesape të tyre, të shkretët i bëjnë dhe deputetë me votat e tyre, këta i lënë në mes të rrugës dhe në burg duke mos i amnistuar. Amorale!
E pra, kur bëjnë pazare të ndyra dhe me jetën e qytetarëve, teatri dhe shumë të tjera sigurisht do shembeshin, pasi për këta janë thjesht objekte pazari e fitimi.”
– shkruan Karabina, duke iu referuar njëkohësisht edhe daljes së një dite më parë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Kur u shemb Teatri Kombëtar nga barbarët Rama-Veliaj, vetëm Lulzim Basha erdhi me shpejtësi atë mëngjes pandemie maji. Dhe njerëzit qendrestarë të tij ishin aty, brenda në teatër, të cilët e ruajtën ditë e natë Teatrin për muaj me radhë. Këta të tjerët paskan bërë vetëm hesape kundër drejtësisë e mbajtje pusheti, siç po duket qartë. E gjitha paska qenë lojë!” – shkruan ajo.

Më poshtë postimi i plotë i Mirela Karabinës:

Kur u shemb Teatri Kombëtar nga barbarët Rama-Veliaj, vetëm Lulzim Basha erdhi me shpejtësi atë mëngjes pandemie maji.

Dhe njerëzit qendrestarë të tij ishin aty, brenda në teatër, të cilët e ruajtën ditë e natë Teatrin për muaj me radhë.

Këta të tjerët paskan bërë vetëm hesape kundër drejtësisë e mbajtje pusheti, siç po duket qartë.

E gjitha paska qenë lojë!

Sa mirë do kishte qenë të ishin mbledhur të gjithë aty ditën e shembjes, para Bashkisë, si sot, sepse atë ditë motivi ishte kombëtar dhe patriotik.

Në mes të Tiranës hajdutëria oligo-politike e financiare shembi të vetmin Teatër të kombit.

Ndërsa sot shfaqen para Bashkisë duke thërritur e bërtitur për drejtorët hajdutë që me amnistinë penale që kaluan mbrëmë në parlament, I Kanë Falur.

Tallje e turpshme me qytetarët!

Dhe, protestuesit që këta i thërrasin për hesape të tyre, të shkretët i bëjnë dhe deputetë me votat e tyre, këta i lenë në mes të rrugës dhe në burg duke mos i amnistuar.

Amorale!

E pra, kur bëjnë pazare të ndyra dhe me jetën e qytetarëve, teatri dhe shumë të tjera sigurisht do shembeshin, pasi për këta janë thjesht objekte pazari e fitimi.

E sot, bëjnë sikur!

Por, fatmirësisht, e vërteta zhytet por nuk mbytet!

facebook 1712395341171 7182306629057487876 1

Artikulli paraprakKreshnik Spahiu: A do i mbyllin sytë amerikanët, nga amnistia që Rama-Berisha po i bëjnë njëri-tjetrit?
Artikulli tjetërFundi Politik i Veliajt dhe “larot e vërtetë të Partisë”